E pazakonte! Dasmorët hipën mbi ekskavator dhe i hodhën oriz me lopata çiftit të sapomartuar

26/06/2023 09:56

Hedhja e orizit mbi çiftin e sapomartuar është një traditë në shumë vende të botës, por më e theksuar në Greqi.

Në një dasmë në Paleopanagia të Lakonisë, miqtë e dhëndrit ndoshta e kanë tepruar! Hipën në një ekskavator, morën lopata dhe po hidhnin oriz mbi çiftin në Kishë.

Dhëndri hapi një ombrellë për t’i shpëtuar “sulmit” me oriz duke u përpjekur me vështirësi të mbronte edhe gruan e tij. Dhe nusja hapi vellon e saj për të mbrojtur veten.

 

@kostas_liberakos Παραλιγο να ζησουν🥲#fy #fypシ ♬ πρωτότυπος ήχος – Kostas Liberakos

Top Channel