Zbulohet arsyeja se pse Shakira nuk i lejon fëmijët e saj të shkojnë tek dasma e xhaxhait të tyre me Pique!

25/06/2023 18:09

Ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është parë në aeroportin e Miamit së fundmi me fëmijët e tij nga lidhja e tij me Shakirën.

Milan dhe Sasha janë parë të kapur për dore babain e tyre teksa po ktheheshin në Miami me nënën e tyre pasi kaluan disa ditë në Spanjë. Kjo situatë kishte qenë e pasigurt pasi Pique kishte kërkuar lejen e Shakirës që fëmijët të merrnin pjesë në dasmën e vëllait të tij.

Dasma, një festë e rëndësishme për familjen e Piques, do të bëhet më 23 korrik. Megjithatë, artistja e njohur hodhi poshtë menjëherë idenë për të lejuar fëmijët të shoqëronin babanë e tyre në dasmën e xhaxhait. Shakira vendosi të mos e zgjasë qëndrimin e tyre në Barcelonë përtej asaj që ishte rënë dakord fillimisht.

Sipas gazetarit Pepe del Real, i cili ndau informacionin në ‘El programa de Ana Rosa’, në marrëveshjen e ndarjes së nënshkruar nga Shakira dhe Pique ka një klauzolë që dikton se kush mund të banojë në shtëpi dhe të jetë me fëmijët.

Kjo klauzolë u zbatua nga Shakira për të mbrojtur mirëqenien e të miturve dhe për të siguruar që personat që mund të jenë vetëm në jetën e babait të tyre nuk janë të përfshirë në jetën e tyre. Gazetari ka shpjeguar:

Pique bëri të gjitha përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Shakirën në mënyrë që ajo ta lejonte atë, por problemi është se ajo e informoi atë se marrëveshja thotë se partnerja e tij aktuale, nëse nuk është dakorduar nga të dyja palët dhe nuk mund të ndajë të njëjtën hapësirë me fëmijët.

Në fakt në lidhje me këtë rast, kur Pique mbërriti me fëmijët, partnerja e tij aktuale Clara Chia u transferua në shtëpinë e prindërve të saj. Në vend që të ndante të njëjtën shtëpi, ajo qëndroi në shtëpinë e prindërve të saj. Pique tha: “Nëse Shakira i lë fëmijët me mua, nuk mund ta sjell partneren time aktuale”./TAR

Top Channel