Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ditën e nesërme Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.

Takimi nis në orën 09:50 me pritjen që Osmani i bën Guvernatores Reynolds, për të vijuar më pas edhe në takimin e përbashkët.

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Guvernatorja Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s në SHBA, në hollin e Kuvendit, ndërkaq pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të deklarohen për media.

Në përfundim të konferencës së përbashkët në Presidencë, Reynolds do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në orën 11:50.

Top Channel