Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Vlorë paraditen e sotme.

Burime për Top Channel, bëjnë me dije se dyshohet që Tonin Ramaj (Hosaj) 33 vjeç, është plagosur me armë zjarri në verandën e një lokali në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, ndërsa i plagosuri ka marrë plagë në këmbë. Banorët e zonës bëjnë me dije se janë dëgjuar tre të shtëna por nuk kanë informacion mbi rrethanat.

Ende nuk dihet kush ka qenë autori i ngjarjes apo motivet që e çuan drejt këtij veprimi, ndërsa i plagosuri është shoqëruar me forca të shumta policore drejt spitalit.

Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje për ta zbardhur te plotë.

Ky është 33-vjeçari Tonin Ramaj (Hosaj) .

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel