E hënë, 17 Qershor 2019
Coutinho në merkato, pritet të kalojë tek United

Barcelona po kërkon që të largojë sa më shpejt të jetë e mundur futbollistë të saj dhe një prej tyre është Phillipe Coutinho.

E shtunë, 15 Qershor 2019
Pushime futbollistësh/ Mbyllet sezoni, të gjithë në plazhe

Me mbylljen e të gjithë impenjimeve futbollistike, lojtarë e trajnerë ndihen të lirë të nisin pushimet e tyre në këto ditë të nxehta vere.

Napoli bind Lozanon, ofron 50 milionë euro për PSV-në

Aurelio De Laurentiis ka ndërmend t’i kënaqë dëshirat e merkatos, trajnerit Carlo Ancelotti dhe ka urdhëruar drejtorin sportiv Giuntoli, që të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për transferimin e sulmuesit meksikan Hirving Lozano.

S’ka më dilema, Maurizio Sarri do të jetë trajneri i Juventusit

Tani nuk ka më asnjë dyshim, Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Ditën e djeshme, në aksin Milano-Londër ka pasur zhvillime të shumta, që u konkretizuan me arritjen e marrëveshjes që do të sjellë Sarrin në Torino.

E enjte, 13 Qershor 2019
Casillas thotë “Mjaft”

Iker Casillas është gati të varë dorezat në gozhdë. Sipas të përditshmes portugeze ‘O Jogo’, portieri spanjoll në të vërtetë ka vendosur që të mos u kthehet fushave të lojës pas infarktit të pësuar në 2 maj në seancën stërvitore të 2 majit.

Tregu i futbollit

Njihuni me të rejat më të fundit nga bota e madhe e tregut të futbollit, ku ofertat apo zërat për transferime lojtarësh nuk mungojnë asnjëherë.

E shtunë, 08 Qershor 2019
Godet Kukësi, afron një mesfushor dhe një portier në skuadër

Pasi largoi disa nga futbollistët që ishin pjesë e organikës në sezonin që sapo u mbyll, Kukësi ka nisur punën me merkaton në hyrje, duke prezantuar edhe dy afrimet e para të verës. Bëhet fjalë për mesfushorin Emiliano Musta dhe portierin Ilir Avdyli,

E martë, 04 Qershor 2019
“Ai është një prej trajnerëve më të mirë”; Beckenbauer dëshiron Klopp tek Bayern

Jurgen Klopp është tashmë imazhi i Liverpool, por Franz Beckenbauer shpreson se një ditë ai mund të bindet për të drejtuar Bayern Munchen.

E enjte, 30 Maj 2019
Simone Inzaghi pranë firmës me Milanin

Milani do të riniset nga Simone Inzaghi. Ivan Gazidis, administratori i deleguar i kuqezinjve ka zgjedhur pikërisht teknikun aktual të Lazios si pasues të Genaro Gattusos në stolin e kuqezinjve.

Shkarkohet Spalleti, gjithçka gati për Conten

Spalleti nuk do të jetë më trajneri i Interit, ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit zikaltër, të cilët kanë komunikuar sot përmes rrjeteve sociale vendimin për shkarkim.

E hënë, 27 Maj 2019
Valverde drejt shkarkimit, drejtuesit e Barçës mendojnë për një italian

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, por edhe humbja në finalen e Kupës së Mbretit përballë Valencias, kanë tronditur pozitat e trajnerit Ernesto Valverde te Barcelona.

E enjte, 23 Maj 2019
Guardiola tek Juventus? Supozimi që turbullon mendjen e tifozëve

“Juventusi dhe Guardiola kanë arritur marrëveshjen për katër vitet e ardhshme”. Një lajm që vjen si “bombë atomike” në fillim të kësaj merkatoje vere nga agjencia “AGI” paraditen e kësaj të enjteje dhe që bën të ëndërrojnë tifozët e Juventusit për të parë Cristiano Ronaldon dhe Pep Guardiolën të punojnë së bashku.

E mërkurë, 22 Maj 2019
Dortmund firmos për 5 vite me Hazard

Borussia e Dortmundit nuk ndalet më në merkato. Verdhezinjtë kanë zyrtarizuar blerjen e dytë në harkun e pak orëve, teksa kanë siguruar shërbimet e Thorgan Hazard nga Borussia Moenchengladbach.

Varane “zhduk” dyshimet për të ardhmen

Deri para disa muajsh largimi i tij nga Reali i Madridit dukej i sigurt në fund të këtij sezoni, por mesa duket edhe Raphael Varane do të ndjekë të njëjtën rrugë si Toni Kroos që vetëm dy ditë më parë rinovoi zyrtarisht kontratën e tij me Los Blancos.

Hysaj drejt Anglisë, e do një tjetër skuadër londineze!

Shumë zhurmë për asgjë. Deri tani kanë qenë vetëm fjalë, megjithatë emri i Elseid Hysajt vazhdon të lakohet në Angli, aty ku tashmë e kërkon një tjetër skuadër londineze.

E shtunë, 18 Maj 2019
Messi & Co, kundër blerjes së Griezmann

Pak ditë më parë Antoinne Griezmann u dha lamtumirën fansave të Atleticos së Madridit nëpërmjet një video-mesazhi ku njoftonte se do të largohej këtë verë nga “Wanda Metropolitana”, në kërkim të një tjetër aventure.

E premte, 17 Maj 2019
Allegri ikën nga Juve

Kur të gjithë palët e përfshira konfirmonin vazhdimin e aventurës në futboll dhe me një projekt të ri që do të afronte klubin me Ligën e Kampioneve, vjen edhe divorci i bujshëm në kampin e Juventus.

Donnarumma del në shitje, PSG gati

Pasi dështoi të sigurojë prapavijën me një portier veteran si Gianluigi Buffon, tani skuadra kampione e Francës kërkon t’i besojë një tjetër italiani, më të ri në moshë dhe me aftësi të konfirmuara.

Gattuso “i shkarkuar”, Gazidis në Londër për të bindur Sarrin

Milani kërkon t’i paraprijë Romës në garën për të firmosur me Maurizo Sarrin. Ivan Gazidis por e zhvendos qendrën e gravitetit të operacioneve të merkatos në Londër, ku ka në program një takim me Maurizio Sarrin, trajnerin aktual të Chelsea-t, që pritet të mbyllë eksperiencën te blutë e Londrës sapo të mbyllet sezoni.

Casillas vendos të tërhiqet, Porto ka një tjetër propozim

Iker Casillas shumë shpejt do të njoftojë tërheqjen nga futbolli, pas sulmit në zemër që pësoi pak kohë më parë. Të paktën këto janë informacionet që vijnë nga Portugalia, më konkretisht nga “O Jogo”.

E mërkurë, 15 Maj 2019
Paul Pogba drejt “galaktikëve”

Kontrata e 26-vjeçarit, Paul Pogba, kushton mbi 150 milionë paund, një shumë që do të trembte çdo klub. Por ky nuk është rasti i Real Madrid, që shpesh herë ka treguar se paratë nuk janë një problem. Mediat angleze raportojnë se “galaktikët” kanë filluar kontaktet e në verë pritet të ndodhë edh transferimi.

Saga drejt fundit, Barça duhet të vendosë për Griezmann

Koha është një ilaç dhe kjo është provuar edhe në Barcelonë, ku mundësia për nënshkrimin me Antoine Griezmann është rikthyer sërish në tavolinë.

Sane i pakënaqur tek City, Bayern nis negociatat

Bayern Munich ka filluar negociatat me Manchester Cityn për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës të 23-vjeçarit gjerman Leroy Sane.

Genoa, zyrtarisht në shitje

Klubi i Serie A, i cili po lufton për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian teksa aktualisht ka një pikë më shumë se Empoli i vendit të 18-të, me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë me dije se presidenti Enrico Preziosi ka nxjerrë në shitje klubin e tij.

E premte, 10 Maj 2019
Pankina e Romës bosh. Ranieri ikën më shpejt se erdhi

Kundër Juventusit të mbetur pa motivim, Roma luan objektivin sezonal që ka, kualifikimin në Champions, por në prag të përballjes së rëndësishme në serinë A, tekniku i kryeqytetasve trazoi ujërat.

E martë, 30 Prill 2019
Wenger në “pole” për t’u ulur në pankinën e Lyonit

Bruno Genesio do të largohet nga Lyoni në fund të sezonit dhe skuadra franceze mbetet në kërkim të një emri të rëndësishëm për t’i besuar drejtimin e ekipit.

Juventus “i shpall luftë” Realit për Paul Pogba

E ardhmja e Paul Pogba është thuajse e sigurt që nuk do të jetë në Manchester, ndërsa dilema për t’iu zgjidhur është destinacioni i tij i ri.

E enjte, 25 Prill 2019
“Çmenduria” e Realit për Hazard. Ja sa i ofron klubi madrilen belgut të Chelsea

Reali i Madridit “çmendet” për Eden Hazard. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, klubi “merengues” është gati të bëjë gjithçka për të sjellë në kryeqytetin spanjoll mesfushorin-sulmues belg të Chelsea dhe për këtë arsye ka përgatitur një kontratë për të në mënyrë që Hazard të bëjë realitet ëndrrën e tij për të veshur fanelën e “Los Blancos”.

E hënë, 22 Prill 2019
E ardhmja e Thierry Henry në SHBA, si trajner

Ish-ylli i Arsenal, si dhe ish-trajneri i Monakos, 41-vjeçari Thierry Henry po shikon Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të ardhmen e karrierës së tij. Ai është në bisedime për t’u bërë drejtuesi i ri i New York Red Bulls në MLS.

Liverpool në gjurmët e talentit 23-vjeçar

Liverpool ka kontaktuar ekipin francez të Lilës, për sulmuesin 23-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe.