Tottenham ka arritur marrëveshjen me Manchester City për blerjen e kartonit të Savinhos për 75 milionë paundë plus 10 milionë paundë të tjerë në formën e bonuseve për një shifër totale prej 85 milionë paundë(mbi 99 milionë euro).

Sipas medias britanike, mbetet vetëm kryerja e vizitave mjekësore dhe më pas braziliani 22 vjeçar do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me londinezët.

I kërkuar nga Hotspurs edhe në verën e kaluar , Savinho zgjodhi të qëndrojë në Etihad Stadium, por aktivizimi i tij nga Pep Guardiola ishte shumë i kufizuar me vetëm 7 ndeshje të luajtura në Premier League. Pas 185 milionë paundë të shpenzuar për mesfushorët Mateus Fernandes nga West ham dhe Sandro Tonalo nga Newcastle, trajneri i Tottenham, Roberto De Zerbi kërkontë përforcimin e sulmit.

Gjithsesi duket se Tottenham nuk ka ndërmend ta lërë me kaq. Sipas disa burimeve të BBC Sport, Tottenham po vijon bisedimet me Citizens për një tjetër futbollist të këtyre të fundit, egjiptianin Omar Marmoush.

Top Channel