Niset peticioni global kundër presidentit të FIFA-s: Futbolli u përket tifozëve, jo një njeriu
“E di se çfarë duhet për të pasur sukses dhe për të arritur objektivat e mi”. Për debutimin në kampionat në Torino do të jetë i pranishëm.
“Mbërritja te Milani? Mbeta i shokuar. Të luash për Milanin do të thotë të fitosh trofe dhe të jesh pjesë e një klubi me një histori të lavdishme, ku kanë luajtur shumë kampionë të mëdhenj. Milani është një klub i madh me pritshmëri të caktuara dhe ky është momenti i duhur që unë të vij këtu.” Këto janë fjalët e para si lojtar kuqezi për Diego Moreira-n, i cili u transferua përfundimisht nga Strasburgu për 45 milionë euro, plus 5 milionë bonuse (për klubin francez është ruajtur gjithashtu 10% e kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen).
“Do të jap gjithçka për shokët e mi të skuadrës në fushë dhe në stërvitje, duke u përpjekur të bëj të lumtur tifozët tanë, – tha për kanalet zyrtare të klubit anësori belg, i cili ka firmosur me Milanin deri më 30 qershor 2031. – Për mua është e rëndësishme të jem i lumtur dhe do të përpiqem të arrijmë objektivat tanë, të fitojmë kampionatin dhe gjithçka që është e mundur të fitohet.”
Dhe më tej: “Njerëzit më shohin në rrjetet sociale, aty qesh dhe kërcej gjithmonë, por kjo nuk do të thotë që jam përherë kështu. E di mirë se kur është koha për të punuar. E di çfarë dua nga jeta dhe nga karriera ime, e di se çfarë duhet për të pasur sukses dhe për të arritur objektivat e mi. E di çfarë dua dhe ku dua të arrij, e di çfarë duhet të bëj dhe do ta bëj. Unë buzëqesh gjithmonë, jam gjithnjë i lumtur dhe përpiqem t’i gëzoj njerëzit. ‘Gëzim’ është fjala më e mirë për të përshkruar veten time, është përzierja e kulturave dhe origjinës sime që më bën ky person që jam.”
Gjatë paradites, Moreira zhvilloi stërvitjen e parë me fanellën kuqezi dhe do të jetë që tani në dispozicion për debutimin në kampionat kundër Torinos, sfidë e planifikuar për të dielën e datës 23 në orën 20:45. Ai do të mbajë veshur fanellën me numrin 22.
Top Channel