‘Deshën të shkatërronin imazhin e kombëtares sonë’/ Shpërthen presidenti i Federatës Argjentinase një muaj pas botërorit
Tijjani Reijnders është zyrtarisht futbollist i Al Qadsiah. Manchester City dhe klubi arab këtë të mërkurë konfirmuan arritjen e marrëveshjes për mesfushorin holandez që e mbyll etapën e tij në Angli pas vetëm 1 viti.
Al Qadsiah do të paguajë për futbollistin rreth 60 milionë euro, ndërkohë që Citizens në 2025 derdhën në arkat e Milanit për shërbimin e Reijnders 55 milionë euro. Mesfushori do të nënshkruajë me klubin nga Arabia Saudite një kontratë 4 vjeçare dhe do të përfitojë në total mbi 100 milionë euro.
Reijnders e nisi si protagonist sezonin e tij të vetëm me Manchester City. Por në fazën finale të kampionatit, ai e humbi peshën e tij në planet e Guardiolës. Në 2026 ai ka qenë titullar në vetëm 5 ndeshje të Premier League dhe në 9 nga 14 ndeshjet e fundit qëndroi në stol gjatë gjithë kohës dhe nuk u aktivizua. Për më tepër ai u la jashtë skuadre edhe për finalen e Community Shield ndaj Arsenalit,
Tani ai do të nisë një aventurë të re te Al Qadsiah ku do të takohet me Mateo Retegui, Nacho Fernández, Julián Quiñones, Koen Casteels dhe Julian Ëeigl. I drejtuar nga Brendan Rogers, Al Qadsiah në dy sezonet e fundit e ka mbylli kampionatin arab të futbollit në vendin e katërt.
Top Channel