E ardhmja e Cody Gakpo do të vazhdojë të jetë në Premier League dhe me shumë gjasa në Londër.

Sipas medias holandeze që citohet edhe nga e përditshmja ‘Mirror’, sulmuesi i Liverpoolit ka arritur marrëveshjen personale me Tottenham që kërkonte përforcimin e repartit të avancuara pas shpenzimeve të bëra në mbrojtje dhe mesfushë

Mësohet se Gakpo që luan kryesisht në krahun e majtë të sulmit mund të transferohet te skuadra e Roberto De Zerbit për vlerën e 70 milionë paundëve, ndërkohë që skuadra e Tottenhamit nuk ka ndërmend të ndalet me kaq në merkaton e transferimeve.

Sipas ‘Mirror’, klubi nga Londra Veriore po punon edhe për transferimin e Savinhhos nga Manchester City për vlerën e 85 milionë euro. Futbollisti nuk ia doli dot të lërë gjurmë në Etihad Stadium dhe tani Tottenham dëshiron ta ketë në radhët e tij për t’i dhënë një shans tjetër.

Top Channel