Një lajm surprizë vjen nga merkatoja e transferimeve; Karim Benzema mund të mbetet një futbollist i lirë.

Trajneri i Al Hilal, Simone Inzaghi ka vendosur që të mos e mbajë më në konsideratë sulmuesin francez dhe ky i fundit mund të zgjidhë kontratën me klubin arab edhe pse largimi i tij nga Al Hilal duket se është i komplikuar.

Kjo për shkak të pagës së tij, të cilën Benzema e merr nga vetë Liga Saudite dhe kështu Benzemasë do t’i duhet të gjejë një marrëveshje edhe me drejtuesit e saj. Sipas asaj që publikon e përditshmja spanjolle AS, Sulmuesi ka kërkuar që të marrë pagën e plotë për vitin e fundit të kontratës së tij përpara se të largohet, diçka që nuk i ka bindur drejtuesit e klubit dhe të Ligës Arabe të Futbollit

Ndërkaq, Al Hilal ka hedhur sytë nga Premier League dhe më konkretisht te Aston Villa duke vënë në shënjestrën e tij Ollie Watkins si zëvendësues të Benzema, por klubi nuk mund të kryejë këtë operacion përsa kohë që ish sulmuesi i Lyon dhe Realit të Madridit nuk është larguar nga skuadra.

 

Top Channel