Tottenham tenton goditjen e dyfishtë nga Manchester City, kërkon Savinho dhe Marmpoush
Milani duket se është i destinuar të bëhet gjithnjë e më shumë portugez kjo edhe për shkak të veprimeve të Jorge Mendes që tashmë është në Milano.
Agjenti i fuqishëm pasi kontribuoi në sjelljen e Gonçalo Ramos e Diego Moreira, është i impenjuar në bisedimet me drejtuesit kuqezi për të sqaruar disa pika.
Në radhë të parë është çështja Rafael Leao që është i destinuar të lërë Milanon brenda muajit. Mendes tentoi ta transferojë atë te Roma, ka ende në duar propozimet e Galatasaray dhe Arabisë Saudite, por është edhe kapitulli Premier League. Në këtë pikë të fundit, përjashtohet opsioni Chelsea që u hodh si ide në orët e fundit, por tani është shfaqur edhe pista Manchester City.
Tashmë dihet se Amorim është në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë. Trajneri dëshiron bashkëkombasin e tij Gonçalo Inacio nga Sporting Lisbonë, por është shfaqur një hipotezë e bujshme dhe që ndërthuret me fatin e Leaos; sjelljen në Milano nga Manchester City, një prej qendërmbrojtësve më të mirë, Ruben Dias. Negociatat nuk janë aspak të lehta, por nën regjinë e Mendes, agjenti i të dyja palëve të përfshira mund të arrihet në një marrëveshje për një shkëmbim mes dy futbollistëve që do t’i garatonte Milanit një element të rëndësishëm për repartin e prapavijës.
Top Channel