Elbasani përforcon repartin e prapavijës në prag të sezonit të ri në Kategorinë Superiore. Skuadra nënkampione e vendit zyrtarizoi transferimin e Kleandro Lleshit që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Tiranës, ndërkohë që më parë është aktivizuar edhe me Laçin dhe Kukësin.

Mbrojtësi 26 vjeçar pas arritjes së akordit me Elbasanin nënshkroi kontratën dhe më pas iu bashkua skuadrës në stërvitje për të nisur menjëherë punën. Kleandro Lleshi është një futbollist me eksperiencë i cili pritet t’i japë më shumë opsione trajnerit në qendër të mbrojtjes.

Përpara se të transferohej te Elbasani, sezonin e kaluar Lleshi ka qenë pjesë e Tiranës, por u largua përpara kohe nga bardheblutë për shkak të problemeve financiare të klubit kryeqytetas dhe vonesës në pagesën e detyrimeve. Kjo bëri që mbrojtësi të ngrejë padi ndaj klubit që solli ndërprerjen e kontratës pa u mbyllur sezoni.

Top Channel