‘Ndaj AEK, do ta kemi të vështirë’/ Mourinho flet para sfidës në Athinë: Vdekja e de Miguel, shokuese
Galatasaray regjistron fitoren e dytë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Skuadra turke mposhti në ndeshjen e raundit të katërt të kompeticionit Stuttgartin me rezultatin 2-0 dhe shkon në 6 pikë të grumbulluara.
vrullshëm ndeshjen teksa brenda 15 minutave të para shënoi dy herë. Protagonisti për skuadrën turke u bë Aleksey Batrakov, autori i të dy golave për verdhekuqtë. Batrakov fillimisht shënoi në minutën e 12 duke i dhënë avantazhin Galatasarayt. Pa u shuar mirë entuziazmi për këtë gol, 3 minuta më vonë ai shënoi sërish duke e çuar në 2-0 rezultatin në favor të skuadrës nga Stambolli dhe me këto shifra u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, në minutën e 76, Stuttgart shkurtoi diferencën në 2-1 me Fuhrich, por goli i skuadrës gjermane u anulua nga sistemi VAR dhe rezultati mbeti 2-0 për Galatasaray dhe ky ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij 90 minutëshi.
Fitore shënoi edhe Sporting Lisbonë që në Stamford Bridge mposhti Shakhtar Donetsk me rezultatin 1-0 për të shkuar në kuotën e 9 pikëve. Pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola. Situata u zhbllokua në fraksionin e dytë të lojës dhe pikërisht në minutën e 59 kur Issa Doumbia i dha avantazhin skuadrës së Sportingut të Lisbonës. Në pjesën e mbetur të takimit, gjërat nuk ndryshuan më dhe kjo ndeshje u mbyll 1-0 për skuadrën portugeze që mori kështu 3 pikë të rëndësishme.
REZULTATET
Galatasaray-Stuttgart 2-0
Batrakov 12’, 15’
Shakhtar-Sporting Lisbonë 0-0
Issa Doumbia 59’
Top Channel