Rey Manaj barazon Kushtën dhe Salihin, vihet në ndjekje të rekordit të Bogdanit
29/09/2026 22:39
Rey Manaj ishte protagonist me gol përballë San Marinos.
Në minutën e 65’, Manaj shënoi golin e tretë të sfidës, që vlen dhe për statistikën e tij personale.
Kështu Manaj shkon në kuotën e 11 golave me fanellën kuqezi, duke barazuar Sokol Kushtën dhe Hamdi Salihin.
Tashmë ai është në ndjekje të rekordit të Bogdanit, i cili vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e Shqipërisë me 18 gola.
Top Channel