Vlahovic vendos derbin e Stambollit, shënoi golin e fitores për Besiktas dhe përplasje me Skriniar
Inter e Roma ecin me një shpejtësi marramendëse në këtë fillim sezoni, kanë fituar 3 ndeshjet e para, argëtohen dhe bëjnë publikun të argëtohet, me golat dhe përmbysjet në rezultat premtojnë shumë rivalitet gjatë rrugëtimit drejt titullit kampion.
Pastaj është edhe Como që nuk fshihet më, skuadër e zgjeruar, e re, me talente. Fabregas nuk i shkëputet Chivut dhe Gasperinit, iu rri aty pranë dhe nuk iu trembet. Më prapa është Allegri me Napolin që paguan dy humbjet radhazi. Tani i takon Spallettit dhe Amorim; Juventus-Milan në javën e tretë nuk është një ndeshje përcaktuese, por një drejtim mund ta japë. Janë dy skuadra që janë në kërkim të sigurive të humbura në një sezon si ai i kaluar që shkaktoi një tërmet më të fortë në Milano, por që nuk kurseu as ambientin bardhezi.
Në Allianz Stadium të dyja skuadrat vijnë me pikë të plota, një kusht i fortë për të tentuar fitoren dhe për t’u bashkuar me skuadrat kryesueset; faktori fushë rrit shkallën e përgjegjësisë te Juventusi. Spalletti bën llogaritë me mungesat e rëndësushme, nga Yildiz te Thuram duke kaluar te Mckennie dhe Cambiaso, ka në stol blerjen e fundit, gjigantin ëoltemade dhe mendon për treshen Boca-Nico Gonzales.Conceiçao prapa Kolo Muani
Sulmuesi francez është në kërkim të një goli që nuk e ka gjetur ende dhe përballë një tjetër ish futbollisti të PSG që te Milani e ka gjetur atë, Gonçalo Ramos. Amorim i kërkon bashkëkombasit të tij golat për të thyer një tabu dhe për të shkruar një rekord në albumin e statistikave të Milanit. Por ajo që kërkon më shumë janë konkretizimi, stabiliteti dhe maturia; Rabiot dhe Modric janë dy shtyllat të cilëve iu beson, Moreira është basti që është gati ta luajë për të gjetur edhe fantazine dhe paparashikueshmërinë. Pastaj do të jetë fusha që do të tregojë; jemi vetëm në javën e tretë, klasifikimi ka rëndësi në mënyrë relative, nuk është ndeshje për titullin, por është ajo që të kthen të ndihesh në majë.
Top Channel