Nis revolta për transferimin te Barcelona, Julian Alvarez nuk paraqitet në stërvitjen e sotme të Aletico Madrid

26/08/2026 11:06

Julian Alvarez nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme të Atlético Madridit për shkak të një indispozicioni shëndetësor. Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi argjentinas nuk është ndjerë mirë dhe për këtë arsye ka munguar në seancën stërvitore.

Mungesa e tij vjen në një moment delikat për të ardhmen e argjentinasit, i cili prej javësh është në qendër të spekulimeve të merkatos.

Álvarez ka bërë të qartë se Barcelona është destinacioni i tij i preferuar, ndërsa klubi katalanas vazhdon ta konsiderojë si objektivin kryesor për repartin ofensiv.

Në këtë situatë, Arsenali po qëndron gjithashtu vigjilent. Klubi anglez po monitoron zhvillimet dhe mund të rikthehet në garë nëse Álvarez vendos të hapë derën për një transferim në Premier League. Megjithatë, deri tani sulmuesi nuk ka sinjalizuar se dëshiron të largohet drejt Londrës dhe Barcelona mbetet zgjedhja e tij.

Situata mbetet e komplikuar, pasi Atlético Madrid vazhdon të jetë kundër largimit të lojtarit drejt Barcelonës, ndërsa vetë Álvarez nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm të ndryshojë preferencën e tij.

Mungesa e sotme në stërvitje lidhet me gjendjen shëndetësore të lojtarit dhe nuk ka të dhëna se është shkaktuar nga situata e merkatos.

Top Channel