I themeluar në 2017, cili është klubi azer që për herë të parë kualifikohet në fazën e Ligës në Champions League
Faza e play-off-it në UEFA Champions League ka mbërritur në momentin e saj të së vërtetës. Mbrëmjen e sotme do të përcaktohen 4 skuadrat e fundit që do të plotësojnë përfundimisht tablonë e formatit të ri të ligës në kompeticionin më prestigjioz të futbollit europian.
Ajo që e bën këtë mbrëmje evropiane vërtet dramatike është fakti se të katërta sfidat e para kanë përfunduar në barazim, duke lënë rrugëtimin e kualifikimit plotësisht të hapur dhe të paparashikueshëm për të gjitha ekipet.
Vëmendja absolute e mbrëmjes kulmon padyshim te përballja më e rëndësishme sportive, ajo mes Olympique Lyonnais dhe Fenerbahçesë. Pas barazimit të luftuar në takimin e parë në Stamboll, skuadra franceze dhe ajo turke do të zbresin sonte në fushën e “Groupama Stadium” për të luajtur një 90-minutësh që vlen sa një sezon i tërë.
Këtë përballje titanësh për një vend mes më të mirëve të kontinentit, Top Channel e sjell për të gjithë sportdashësit drejtpërdrejt, ekskluzivisht dhe plotësisht falas. Magjia e kampionëve do të nisë transmetimin në orën 21:00.
Ndërkohë, paralelisht me këtë super sfidë, do të vuloset fati edhe për 3 vendet e tjera të mbetura. Tensioni pritet të jetë i lartë në të tre stadiumet, pasi asnjë prej skuadrave nuk arriti të siguronte një avantazh nga duelet e para.
Kalendari i takimeve të tjera të mbrëmjes, të cilat nisin po në orën 21:00, bashkë me rezultatet e sfidave të para, është si më poshtë:
AEK Athinë – Levski Sofia (Rezultati i ndeshjes së parë: 0-0)
Celje – Slovan Bratislava (Rezultati i ndeshjes së parë: 1-1)
Viking – Dinamo Zagreb (Rezultati i ndeshjes së parë: 2-2)
Mos e humbisni këtë mbrëmje deçizive, spektakli dhe emocionet e vërteta të UEFA Champions League përjetohen sonte, vetëm në ekranin e Top Channel!
Top Channel