‘Max vs.100’/ Sfida më e re e pilotit të Formula 1 në pistën e Silverstone
Një ish-kampion i shumëfishtë boksi në Serbi, i identifikuar nga mediat si Dositej Todorovski, është lënë në paraburgim në Zagreb pas akuzave për përdhunim të ish-partneres, dhunë në familje dhe zhvatje parash.
Sipas kallëzimit penal, ai e ka sulmuar fizikisht viktimën në banesën e tyre të përbashkët në Zagreb, duke i vendosur një zinxhir rreth qafës. Më tej, pasi gruaja ishte larguar drejt Serbisë, i dyshuari e ka kërcënuar me jetë përmes mesazheve për t’i marrë 1.080 euro.
Ndaj të dyshuarit, i cili zotëron edhe shtetësi kroate dhe shërben si ambasador sportiv i Serbisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, është caktuar masa e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes, përsëritjes së veprës dhe ndikimit te dëshmitarët.
I dyshuari i ka mohuar të gjitha akuzat, duke e cilësuar shumën e parave thjesht si borxh. Gjatë qëndrimit në ambientet e ndalimit, ai ka kërkuar disa herë ndihmë mjekësore urgjente, duke pretenduar se vuan nga epilepsia dhe një tumor.
Top Channel