Champion League në Top Channel/ Kush kualifikohet? 4 “finale” pas barazimeve të para, sot mësohen skuadrat e fundit të fazës së ligës
Në mbrëmjen e së martës, Sabah Baku shkroi emrin në historinë e Ligës së Kampioneve teksa për herë të parë u kualifikua për në fazën e kampionatit të kompeticioneve dhe bëhet fjalë për një klub që nuk ka as 10 vjet jetë.
Sabah Baku në fakt është themeluar në vitin 2017 dhe arriti që pas dy ndeshjeve, të eliminoje Hapoel Beer Sheva në raundin e playoffit pas humbjes 2-1 në sfidën e parë dhe fitores 5-2 në atë të kthimit.
Sabah, klubi nga qyteti i Masazir është shembulli i skuadrës me rezultate të menjëhershme. Në vetëm 9 vjet, kjo skuadër theu hegjemoninë kombëtare të Qarabagut. Në fakt në sezonin 2025/26, klubi i Sabah fitoi titullin kampion të Azerbajxhanit, ndërkohë që më parë kishte mundur Qarabag në finalen e Kupës së Azerbajxhanit duke u kualifikuar në Europa League të sezonit të kaluar.
Tani ëndrra është kompeticioni më i rëndësishëm i kontinentit, me klubin azer që ka pak Itali brenda saj. Në fakt zëvendëstrajneri i Sabah është Valerio Zuddas, ndërkohë që trajneri i parë ështe Valdas Damnraukas. Zuddas e ka marrë këtë rol në qërshor të 2025, ndërkohë që më parë ka fituar eksperiencë në Hungari te Diósgyőri, në Serbi te Partizani i Beogradit, në Moldavi me Sheriff Tiraspol, në Skoci me Hibernian, në Kroaci me Hajdukun e Splitit, në Qipro me Pafos, sërish në Hungari me Honved dhe në Rumani me UTA Arad.
Mbetet të shohim nëse kjo skuadër do të vijojë të bëjë mrekullira në Fazën e Ligës së Champions League që vjen në ekranin e Top Channel
Top Channel