Vllaznia mund Tiranën në “Klasiken shqiptare”, Skënderbeu fundos Partizanin, paqe mes Teutës dhe Elbasanit (Renditja)
Me Gimenez në dalje, Amorim ka mundësi të kufizuara aty përpara. Por në merkato nuk parashikohet asnjë afrim.
Zoti e ruajtë Gonçalo Ramosin. Po, sepse me “Bebote” Gimenez drejt largimit për në Porto (ndonëse pista është ftohur disi), portugezi është në thelb i vetmi qendërsulmues në skuadër së bashku me Francesco Camarda-n; i gatshëm për t’u hedhur mes të rriturve ashtu si Cisse, por ende pak i papjekur për të marrë mbi supe Milanin në rast mungese të ish-lojtarit të PSG-së.
Me tre kompeticione për të luajtur, si do t’ia dalë mbanë Ruben Amorim? Në teori, të paktën deri më sot, rolin e qendërsulmuesit mund ta bënte edhe Rafa Leao (të cilin klubi gjithsesi shpreson ta shesë), por paraqitjet e tij vitin e kaluar në këtë pozicion – një rol që mes të tjerash ai nuk e preferon – janë gjithçka veçse bindëse. Një zgjidhje mund të ishte përdorimi i një “nëntëshi fals” për t’u zgjedhur mes Loftus-Cheek dhe Pulisic, por të gjitha këto ngjajnë me zgjidhje emergjence. Një emergjencë me të cilën kuqezinjtë shpresojnë të mos përballen.
Top Channel