Foto/ Konfirmohet e ardhmja e Anis Mehmetit, fantazisti i Kombëtares lihet jashtë edhe nga ndeshja e Kupës
25/08/2026 20:07
Ipswich ka dhënë përgjigjen përfundimtare lidhur me të ardhmen e Anis Mehmetit, duke konfirmuar se do të largohet këtë merkato.
Këtë gjë, klubi anglez e ka treguar me publikimin e formacionit për ndeshjen e radhës në Kupë kundër Leicester-it, ku Mehmeti nuk është as në stol.

Tashmë pritet se ku do të jetë e ardhmja e yllit shqiptar, teksa dy klube nga Championship kanë nisur nga puna për shërbimet e tij.
Top Channel