Jonathan David mund të largohet nga Juventusi. Pasi refuzoi të gjitha propozimet që ka marrë deri tani, për sulmuesin kanadez krijohet mundësia konkrete që t’i thotë lamtumirë Torinos.

Në orët e fundit, Atletico Madrid ka studiuar terrenin për të kuotuar kërkesat e Juventusit; në këtë moment nuk ka as një tratativë, por Los Colchoneros, që po kërkojnë një sulmues, kanë marrë informacione për kushtet e munshme të operacionit, ndërkohë që vetë David u hap ndaj mundësisë për t’u transferuar në Spanjë. 

Në këtë mënyrë mund të krijojet aksi i rëndësishëm i merkatos mes Madridit dhe Torinos. Kjo sepse edhe vetë bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi me karakteristika të ndryshme nga ato të Kolo Muani dhe në krye të listës së dëshirave, prej kohësh është emri i Alexander Sorloth, që vjen pas një botërori jo shumë të mirë dhe është në kërkim të një sfide të re. Por për momentin Giuntoli, Ottolini dhe Massara nuk mund të veprojnë për shkak të mungesës së hapësirës në skuadër. Për këtë arsye kalimi i David në Madrid do të ishte një asist për drejtuesit e klubit bardhezi me Sorloth që është i preferuari i Spallettit prej kohësh dhe që është gati të bëjë rrugën inverse. Por gjërat mund të mos mbyllen këtu.

Në fakt, Atletico Madrid vazhdon të ketë interes për Nico Gonzales, që në sezonin e fundit ka veshur pikërisht fanellën e Los Colchoneros. Skuadra madrilene nuk arriti dot të blejë kartonin e futbollistit, megjithatë ajo vazhdon të komunikojë me Juventusin për të gjetur një zgjidhje dhe për të rikthyer argjentinasin në kryeqytetin spanjoll. Në bisedimet mes klubeve është folur gjithnjë për operacion me huazim me të drejtë blerjeje, formulë kjo që për momentin gjithsesi nuk bind plotësisht asnjë prej palëve. Për momentin, negociatatr mbeten të hapura me të dyja skuadrat që synojnë në një shkëmbim huazimesh për t’u përforcuar. Me Jonathan David si hyrje të re në këto negociata që mund të ndiqet edhe nga Nico Gonzales.

Top Channel