Mbrëmjen e sotme mësohen katër skuadrat e fundit që do të jenë pjesë e fazës së ligës në Champions.

Fokusi kryesor është te supersfida që transmetohet drejtpërsëdrejti në Top Channel, Olympique Lyon-Fenerbahçe. Ndeshja e parë e luajtur në Stamboll u mbyll me rezultatin 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.

Një vëmendje e veçantë dop të jetë edhe në Athinë, aty ku AEK-u, me Strakoshën dhe Pilon në fushë do të kërkojë kualifikimin përballë Levski Sofias.

Një tjetër yll i Kombëtares zbret në fushë këtë mbrëmje dhe ai është Arbër Hoxha, i cili me Dinamon e Zagrebit do të kërkojë fitoren në transfertën e Norvegjisë përballë Viking.

Dueli i katërt, por jo më pak i rëndësishëm është ai mes Celjes dhe Slovan Bratislavës.

Katër nga këto skuadra do t’i bashkohen 32 të tjerave, të cilat nesër në Monte Karlo do të mësojnë fatin e tyre, me shortin që do të transmetohet live në Top Channel.

REZULTATET LIVE:

Lyon 1-2 Fenerbahçe

Fofana 61′ / Muriqi 24′, Brown 28′

AEK Athinë 4-0 Levski Sofia

Jovic 7′, Varga 12′, 29′, Marin (P) 55′

Viking 3-1 Dinamo Zagreb

Tripic (P) 18′, Austbo 48′, Moi 50′ / Hoxha 10′

Celje 1-1 Slovan Bratislava

Seslar (P) 34′ / Sporar 18′

Top Channel