Video/ Spektakël në Hawaii, shpërthen vullkani Kilauea, pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit

26/08/2026 21:47

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka nisur sërish të shpërthejë në ishullin Hawaii.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) regjistroi rreth orës 10:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 25 gusht, fillimin e shpërthimit të 54-t të Kilaueas, me aktivitetin të përqendruar në kraterin Halemaʻumaʻu, brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawaii-t.

Fillimisht, shatërvanët e lavës në grykën veriore u ngritën rreth 15-20 metra, por brenda pak kohësh intensiteti i shpërthimit u rrit dhe burimet e lavës arritën deri në disa qindra metra lartësi.

Shenjat e para të aktivitetit ishin vërejtur një ditë më herët. Shkencëtarët regjistruan spërkatje të dobëta të shkëmbit të shkrirë, të ndjekura nga rrjedhje nga gryka veriore. Deri në mëngjes, aktiviteti ishte shndërruar në një shatërvan të qëndrueshëm lave.

Megjithatë, për shkak të erërave verilindore, gazrat dhe hiri vullkanik mund të përhapen drejt jugperëndimit. Autoritetet presin rënie të moderuar të hirit. Fragmentet më të mëdha pritet të mbeten pranë kanaleve, ndërsa hiri i imët dhe i ashtuquajturi “qime e Pele”, një formë e hollë e qelqit vullkanik, mund të transportohen nga era drejt zonës së Pahalës dhe vendbanimeve të tjera në Qarkun Kau.

Top Channel