Como në Champions, zyrtarizohet stadiumi ku do i luajë ndeshjet e veta
Një propozim i ri vjen nga Galatasaray për Rafael Leaon për të arritur shifrën e kërkuar prej 50 milionë eurosh.
Zbulohen shifrat, formula dhe detajet e pagës. Pavarësisht zërave nga Premier League, Galatasaray mbetet opsioni më i mundshëm për të ardhmen e portugezit dhe oferta e re e turqve, e pritur në orët e ardhshme, konfirmon këtë pistë të merkatos. Bëhet fjalë për një ofertë të përmirësuar në krahasim me 40 milionët plus bonuse të propozuara pak ditë më parë, të cilën Milani këtë herë do ta vlerësojë shumë seriozisht, pasi prek shifrën e famshme prej 50 milionë eurosh që kërkon Gerry Cardinale.
Oferta e re e Galatasaray-t për Leaon Galatasaray ka menduar për këtë propozim për të bindur kuqezinjtë: 35 milionë euro bazë fikse, plus 5 milionë euro bonuse të “lehta” (në praktikë, nëse klubi turk renditet mes 24 më të mirëve në grupin unik të Champions League), plus 10 milionë bonuse të tjera të “vështira” nëse ata arrijnë deri në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Super pagë për lojtarin Është e qartë që kuota 50 nuk është e garantuar 100% dhe formula mbetet e ndërlikuar, por perspektiva është gjithsesi prekja e kësaj shifre. Tani i takon Milanit të vendosë nëse do ta pranojë ofertën, edhe sepse ditët po kalojnë dhe fundi i merkatos (që në Turqi mbyllet më 3 shtator, 48 orë pas asaj italiane) po afron.
Leao, i cili ka refuzuar Al Hilal sepse dëshiron të qëndrojë në Europë, duket se e preferon opsionin turk, edhe për shkak të pagës prej 12 milionë eurosh të propozuar nga Galatasaray. Ndërkohë, nuk ka të reja nga Aston Villa, e cila po kërkon një qendërsulmues dhe jo një anësor, pasi është pranë shitjes së Watkins në Arabi. Mateta dhe Kofane i Leverkusenit, për momentin, janë më të pëlqyer nga trajneri Emery sesa Leao. Shumë i ftohtë qëndron edhe Tottenham-i, i cili nuk duket i interesuar për sulmuesin portugez.
Ndërkohë, Leao ka zhvilluar një pjesë të mirë të stërvitjes së fundit me grupin, por mbetet në dyshim për një grumbullim të mundshëm për ndeshjen ndaj Venezias, pikërisht për shkak të situatës së merkatos.
Top Channel