‘Max vs.100’/ Sfida më e re e pilotit të Formula 1 në pistën e Silverstone
Finalja e kampionatit Botëror të Formula 1 për vitin 2026 mund të jetë në Itali në pistën e Imolas. Cirkuiti legjendar në Emilia Romagna shihet si zëvendësuesi potencial i Çmimit të Madh të Katarit i programuar për t’u zhvilluar në 29 nëntor.
Destabiliteti gjeopolitik në Gjirin Persik dhe vështirësitë në negociatat mes SHBA dhe Iranit për kalimin e anijeve në Hormuz po shtyjnë Liberty Median dhe FIA të kërkojnë zgjidhje alternative në Evropë. Vendimi përfundimtar do të merret brenda 15 shtatorit në periudhën mes garës së Madridit dhe Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, për të garantuar zhvillimin e 22 garave të programuar në kalendar dhe për të respektuar marrëveshjet me transmetuesit televizivë.
Operacioni do të ishte një përsëritje e atij që u krye për spostimin e Çmimit të Madh të Bahreinit në Malajzi në pistën e Sepangut. Katari do të mbante emrin e garës duke marrë përsipër të gjithë fushatën promocionale dhe duke mbuluar kostot organizative të garantuara për ACI dhe Formula Imola. Të ardhurat që do të sigurohen nga shitjet e biletave dhe sponsorizimet do të përfitoheshin nga promotori nga Lindja e Mesme duke lejuar autodromin emilian të presë eventin pa përballuar shpenzimet. Për më tepër, rikuperimi i kësaj gare do të lejonte Imolan që kompensonte garën e anuluar në vitin 2023 për shkak të përmbytjeve që goditën zonën në atë kohë.
Por e panjohura në këtë pikë ka të bëjë kryesisht me kushtet meteorologjike të fund nëntorit, kur prania e një mjegulle të dendur mund të pengojë fluturimet e helikopterëve të ndihmës duke paralizuar aktivitetet në pistë. Për të kompesuar orët e pakta me dritë në dispozicion, FIA dhe Formula 1 mund të ripërcaktojnë oraret e fundjavës duke afruar si orën e kualifikueseve dhe atë të startit të garës të së dielës.
Top Channel