Talenti i vitlindjes 2006 ka rrëfyer muajt e tij të parë me kuqezinjtë.

Alphadjo Cisse e pushtoi Milanin në më pak se 90 minuta: fantazisti italian, autor i golit të parë të sezonit për rossonerët në transfertën ndaj Torinos, u prezantua kështu për mikrofonat e MilanNews.it.

Për mundësinë e kalimit te PSV: “Në janar dukej gjithçka e kryer për transferimin tim te PSV, por sapo erdhi thirrja e Milanit nuk pata më asnjë dyshim. Çaste të tilla nuk përsëriten më dhe Milani është një nga klubet më të mëdha në botë. Më pas, pata fatin të lidhesha menjëherë me Amorim, i cili po më tregon një besim mjaft të madh. Mendoj se duke vazhduar kështu, për mua do të jetë e lehtë të shprehem në mënyrën më të mirë.”

Për zgjedhjen e numrit 70: “Këto ditët e fundit jam përpjekur t’u përgjigjem të gjitha mesazheve që kam marrë, por tashmë po kërkoj të bëj hapin tjetër dhe të mendoj për ndeshjen e radhës. Numri 70? E zgjodha sepse numri 80 ishte i zënë…”

Top Channel