Vedat Muriqi e bën sërish. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës gjeti rrugën e rrjetës për Fenerbahçe, këtë radhë në sfidën e raundit të playoffit ndaj Lyon, një sfidë që e transmetuar në ekranin e Top Channel.

Ishte minuta e 24 kur Pirati arriti të mposhtë portierin e Lyonit. Ky i fundit fillimisht e ndali gjuajtjen me kokë të Muriqit, por topi u kthye sërish te sulmuesi dardan që nuk gaboi dhe e dërgoi atë në rrjetë për t’i dhënë kryesimin 1-0 skuadrës së Fenerbahçes.

Më pas, 4 minuta më vonë, skuadra turke e ndëshkoi sërish Lyonin me Broën për të çuar sfidën në 2-0.

VIDEO e golit të Muriqit

Top Channel