Janë 36 skuadra dhe 4 vazo ferri, ja si funksionon shorti i Champions League, ekskluzivisht në Top Channel
Sezoni 2026-27 i UEFA Champions League është kompletuar, me katër skuadrat e fundit që kanë prerë biletën për në kompticionin më të madh në Europë për klube dhe që do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Top Channel.
Spektakli më i madh erdhi nga Franca, aty ku Lyon-Fenerbahçe prodhoi emocione të shumta, por në fund ishin turqit ata që festuan.
Takimi i transmetuar në Top Channel nisi me një gol të Muriqit në minutën e 24’ dhe katër minuta më vonë Brown dyfishoi shifrat. Vendasit u zgjuan në pjesën e dytë, me Fofana që ngushtoi diferencat me një supergol në minutën e 61’, ndërsa gjetën edhe dy herë të tjera me Opendën dhe Boudache, por golat u anuluan pas ndërhyrjes së VAR.
AEK-u i Strakoshës dhe Pilos mori gjithashtu një kualifikim të madh në Athinë, ku mposhti me rezultatin 4-0 Levski Sofian, ndërsa Dinamos së Zagrebit nuk i mjaftoi goli i Arbër Hoxhës, me kroatët që u përmbysën 3-1 nga Viking në Norvegji.
Sfida që mbajti pezull të gjithë ishte ajo mes Celjes dhe Slovan Bratislavës. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, edhe takimi i kthimit u mbyll në të njëjtin rezultat, duke i lënë shtesës të vendoste gjithçka. Ishte goli i Martinez në minutën e 100’ që vendosi kualifikimin e ekipi sllovak.
Sfidat e fazës së ligës do të mësohen të enjten e 27 qershorit, në shortin e Monte Karlos, që do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Top Channel.
REZULTATET:
Lyon 1-2 Fenerbahçe
Fofana 61′ / Muriqi 24′, Brown 28′
AEK Athinë 4-0 Levski Sofia
Jovic 7′, Varga 12′, 29′, Marin (P) 55′
Viking 3-1 Dinamo Zagreb
Tripic (P) 18′, Austbo 48′, Moi 50′ / Hoxha 10′
Celje 1-2 Slovan Bratislava
Seslar (P) 34′ / Sporar 18′, Martinez 100’
Top Channel