“Nuk e di a do jemi gjallë kur të dalë vendimi”/ Nga City te Barcelona, Mourinho nuk kursehet: Kur erdha në fillim, luftuam kundër Negreiras
Scott McTominay po përjeton një periudhë të shkëlqyer te Napoli, ndërsa paraqitjet e mesfushorit skocez raportohet se kanë tërhequr vëmendjen e Real Madridit.
Sipas raportimeve të publikuara nga Il Mattino, drejtuesit e klubit madrilen kanë kontaktuar përfaqësuesit e McTominay për të diskutuar mundësinë e një transferimi në “Santiago Bernabéu”.
29-vjeçari u largua nga Manchester United në verën e vitit 2024, pasi nuk konsiderohej më pjesë e planeve të klubit anglez, dhe iu bashkua Napolit.
Transferimi në Itali rezultoi një kthesë e rëndësishme për McTominay. Në sezonin e parë me Napolin, ai shënoi 13 gola dhe dha gjashtë asistime në të gjitha kompeticionet, duke ndihmuar skuadrën të fitonte titullin kampion në Serie A pas 33 vitesh.
Forma e tij vazhdoi edhe sezonin pasardhës, kur realizoi 14 gola dhe regjistroi katër asistime në 44 ndeshje.
Paraqitjet e tij në mesfushën e Napolit e kanë kthyer tashmë në një objektiv të mundshëm për Real Madridin.
Nëse transferimi do të realizohej, McTominay do të gjente në stolin e Real Madridit një trajner që e njeh mirë.
José Mourinho ishte ai që i dha debutimin mesfushorit skocez në ekipin e parë të Manchester Unitedit gjatë periudhës së tij në krye të “Djajve të Kuq”.
Interesi i Real Madridit vjen në një moment kur e ardhmja e McTominay te Napoli është gjithashtu në qendër të vëmendjes.
Sipas raportimeve, lojtari ka ende dy vite kontratë me klubin italian, por kërkon një marrëveshje të re me kushte më të mira financiare. Në të njëjtën kohë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk e ka vendosur aktualisht rinovimin e kontratës së skocezit si prioritet.
Në fokus ka qenë edhe gjendja fizike e mesfushorit. McTominay iu nënshtrua një procedure ablacioni në Manchester më 8 shtator, për korrigjimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës.
Pas një periudhe të stërvitjes individuale, ai është rikthyer këtë javë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.
Napoli konfirmoi se kontrollet e fundit mjekësore treguan se lojtari është në gjendje të luajë dhe se ai mund të rifillojë stërvitjen me grupin.
Top Channel