Gianluigi Donnarumma nuk ka arsye për t’u shqetësuar për të ardhmen e tij te Manchester City, pavarësisht zhvillimeve të fundit në çështjen financiare të klubit.

Këtë e ka bërë të ditur agjenti i portierit italian, Enzo Raiola, i cili zbuloi se drejtuesit e City-t kanë komunikuar me lojtarin dhe e kanë siguruar për situatën.

Një panel i pavarur e ka shpallur Manchester City-n përgjegjës për shkelje të 114 rregullave financiare, ndërsa klubi anglez vazhdon t’i mohojë shkeljet dhe ka apeluar vendimin.

Donnarumma, i cili iu bashkua City-t verën e kaluar, është një prej lojtarëve që mund të preken nëse situata përshkallëzohet. Megjithatë, Raiola nuk sheh asnjë arsye për alarm.

I pyetur nëse zhvillimet e fundit mund të ndryshojnë diçka për portierin italian, Raiola ishte i qartë.

“A do të ndryshojë ndonjë gjë nga kaosi i Manchester City-t? Jo, asgjë nuk do të ndryshojë për ne ose për Gigin. Lajmet dalin periodikisht. Klubi ka folur me Gigin dhe të gjithë janë të qetë”, u shpreh agjenti për Radio Napoli Centrale.

Raiola shtoi se Donnarumma ka marrë garanci të drejtpërdrejta nga Manchester City dhe se tani fokusi është te futbolli.

“Ka ndeshje të rëndësishme kundër Liverpoolit dhe PSG-së, pastaj drejtësia sportive do të ndjekë rrugën e saj. Por Gigio ka marrë siguri nga Manchester City.”

Manchester City e ka kundërshtuar vendimin e panelit të pavarur dhe vazhdon të deklarojë se nuk ka shkelur rregullat financiare. Drejtuesit e klubit kanë përsëritur se do të vijojnë betejën ligjore për të mbrojtur pozicionin e tyre.

Në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, vëmendja kthehet te futbolli dhe te ndeshjet e rëndësishme që presin skuadrën e Pep Guardiola-s.

Sfida e parë është transfertën ndaj Liverpoolit në Anfield, një përballje që pritet të jetë veçanërisht e tensionuar edhe për shkak të situatës së krijuar rreth klubit.

Më pas, City do të ketë edhe një tjetër test të rëndësishëm ndaj Paris Saint-Germain.

Portieri italian, i cili u transferua te Manchester City verën e kaluar, nuk pritet të ndryshojë planet për shkak të çështjes financiare. Sipas deklaratave të Raiola-s, klubi ka komunikuar drejtpërdrejt me të dhe i ka dhënë siguri për të ardhmen.

Kështu, pavarësisht pasigurisë që rrethon Manchester City-n në aspektin institucional, Donnarumma mbetet i fokusuar te detyrat e tij sportive dhe nuk ka sinjale për një largim të tij nga Etihad.

Për momentin, e ardhmja e klubit do të varet nga procesi i apelimit dhe hapat e mëtejshëm të drejtësisë sportive, ndërsa Donnarumma duket se ka marrë garancitë e nevojshme për të vazhduar aventurën e tij në Manchester.

Top Channel