LIVE/ Rama ultimatum deputetëve të PS për 84 vota, Braçe përplaset me Maznikun, Spiropali lëshon kritika
Gjatë vizitës në Shqipëri, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë dhe Sundimin e Ligjit, Michael McGrath, zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku në fokus ishte procesi i anëtarësimit të vendit tonë në union.
Në takimin me kreun e qeverisë, zyrtari i lartë evropian është shprehur se Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në këtë rrugëtim.
“Shqipëria i përket BE-së dhe është një nga vendet në krye të procesit të pranimit në union. Qëllimi përfundimtar është në horizont, por ka ende punë të rëndësishme përpara dhe BE do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës.”
Komisioneri evropian vlerësoi takimin me kryeministrin Rama, duke shtuar se diskutimi është përqendruar në zbatimin e reformave të rëndësishme në drejtimi dhe sundim të ligjit, si spiranca politike e procesit të pranimit.
“Ekziston një histori e fortë progresi dhe ambicie e qartë. Tani, ky moment duhet të ruhet për të dhënë rezultate të pakthyeshme”, mbylli reagimin e tij komisioneri McGrath.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama, McGrath thekson se Shqipëria “e ka vendin në BE”, ndërsa nënvizon se ende ka punë të rëndësishme për t’u bërë në rrugën drejt anëtarësimit.
“Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan McGrath.
Ai thotë se Bashkimi Europian do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij procesi.
Sipas McGrath, në takimin me Ramën u diskutua përparimi i Shqipërisë në zbatimin e reformave në drejtësi dhe në fushën e sundimit të ligjit, të cilat i cilëson si “spirancën politike” të procesit të anëtarësimit.
Komisioneri europian vlerëson gjithashtu qeverinë shqiptare për progresin e arritur deri më tani.
“Ka një historik të fortë progresi dhe një ambicie të qartë. Tani, ky ritëm duhet të ruhet për të dhënë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, shprehet McGrath.
Top Channel