“Disa bashki ishin të nënës, disa të njerkës”/ Ishte kundër ndarjes së re territoriale, flet Sinaj: Vullneti im ia lë radhën vullnetit të Partisë Socialiste
Erion Braçe ka folur për reformën e re territoriale, i ftuar përmes një lidhjeje me video në Top Story.
Gjatë diskutimit, ai iu përgjigj edhe pyetjeve të të ftuarve në studio, duke shprehur rezervat e tij për mënyrën se si është konceptuar reforma.
Ai gjithashtu shpjegoi edhe deklaratën e Ramës, ku u shpreh se i kishte thënë që nëse voton kundër kësaj reforme, atëherë do të jetë jashtë Grupit Parlamentar të PS.
“Strehimi social në bashkinë e Divjakës? Po nuk qëndron. Divjaka është e strukturuar me shtëpi private, ku nuk mund të ndërtohen pallatet, sepse është brenda një zone të mbrojtur. Shpërndarja e broshurave për biznesin e vogël? Kjo është kompetencë? Nëse ne i kemi kaluar bashkive prona ,me vendim të këshillit të ministrave, por kjo s’është kompetencë. Janë dhënë kompetenca krejtësisht formale ë s’kanë asnjë ndikim për bashkitë.
S’ka rëndësi si votoj sot. Nga kjo që po ndodh sot, askush nuk del i fituar. Kishim mundësinë që të bënim një reformë të fortë.
Për mua është një betejë e humbur. As fiton kërkush.
Unë e kam thënë fjalën time. Për mua, reflektim i madh është që të transferosh pushtetin. Të heqësh dorë nga pushteti për të forcuar ata që janë ditë për ditë në kontakt me njerëzit. Njerëzit nuk përballen online, por në dyert e bashkive. Shqetësimi nuk është vetëm delegimi i pushtetit, por edhe transferimi nga kryetari i bashkisë te njësitë administrative. Mua nuk më intereson të kemi disa kryeministra në territor.
Po të ishte një reformë për mirëqeverisjen, patjetër që do të isha pro saj. Për mua do kishte vlerë që sot të dija çfarë statusi do të kenë qytetet që krijohen si një instrument mes bashkisë dhe njësive administrative.
Rama tha nëse ti voton kundër, je jashtë këtij Grupi Parlamentar. Jo kush voton, por ‘ti’. Unë jam mandatuar të votoj reforma. Më vjen keq që ky debat shkon në këtë gjë.
Harta territoriale që nga 2014 është bërë në bazë të mazhorancës. Harta territoriale nuk duhet të bëhet për interesat partiak.
Ti thuash tjetrit që do votosh si shumica, nuk është demokraci. Ky është deformim demokratik brenda PS”, tha Braçe.
Top Channel