Rekordi “i paprekshëm” i Ronaldos në rrezik, 5 yjet që mund të bëjnë historinë në Champions
Pankina rreth fushës së blertë po kthehet jo vetëm në një zonë të rrezikshme nga sendet e tifozëve, por edhe në një burim të pashtershëm për meme.
Një video virale po bën xhiron e rrjetit orët e fundit, ku trajneri İsmail Kartal duket se goditet me një objekt në sup, por stafi mjekësor i vë urgjentisht akull… në majë të kokës. Një situatë absurde në pamje të parë, por që në fakt është një montazh i pastër i krijuar nga “gjenitë” e rrjeteve sociale. Ata kanë marrë goditjen e vjetër në sup dhe i kanë ngjitur momentin e akullit në kokë, i cili i përket incidentit nga ndeshja e djeshme.
Ya İsmail Kartal yapancı maddelere karşı zaten hassas koluna gelen çakmak için kafasına tedavi uygulannıştı 😂😂😂 pic.twitter.com/QpHnHoqjaM
— Ugur GS (@Ugur40) September 11, 2026
Në videon reale të djeshme, kamerat kapën momentin kur një shishe e hedhur nga tribunat fluturoi dhe goditi në shenjë me saktësinë e një snajperi. Të jetë kjo një formë e ashpër kundërshtie dhe refuzimi nga tifozët? Apo ndoshta një koincidencë nga ndonjë fëmijë në shkallët e stadiumit që thjesht po provonte shënjestrën?
Hier wurde Ismail Kartal mit einer Wasserflasche abgeworfen. pic.twitter.com/sIMwOSGial
— FenerXtra | Fan (@FenerXtraDE) September 10, 2026
Pavarësisht arsyes, klubi nuk e ka toleruar aspak këtë gjest. Me anë të një reagimi të shpejtë, u njoftua se falë kamerave të sigurisë, tifozi që hodhi shishen është identifikuar dhe ka marrë ndëshkimin ekstrem: përjashtim të përjetshëm nga të gjitha stadiumet.
Në fund të ditës, ndërsa klubi ndëshkon rëndë “snajperët” e shkallëve të stadiumit, snajperët e internetit vazhdojnë të godasin me montazhe, duke e kthyer çdo incident në një komedi. I vetmi që ka nevojë për akull në kokë tani, është ai që përpiqet të gjejë se cila video është e vërtetë e cila jo!
Top Channel