Derbi i dhunshëm në Brazil/ Sherri mes tifozëve del jashtë kontrollit, humb jetën një person
Juventus humbet menjëherë Kenan Yildiz pas vetëm një ndeshje kampionati. Mesfushori sulmues i bardhezinjve pësoi një dëmtim në këmbën e majtë në ndeshjen me Frosinonen dhe këtë të hënë shkoi në JMedical për të kryer ekzaminimet mjekësore.
Ende nuk ka konfirmime zyrtare, por zërat që qarkullojnë(Tuttosport flet për frakturë) flasin se futbollisti rrezikon t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe si pasojë të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 2 muaj.
Dëmtimi mësohet se mund të ketë ndodhur në një zonë tjetër dhe jo në atë zonë si në muajt e fundit kur futbollisti u desh të bënte llogaritë me tendinopatinë e gjurit të majtë. Probleme që e limituan rendimentin e Yildiz edhe në Botërorin 2026 me Turqinë duke evidentuar një gjendje fizike që nuk ishte optimale.
Tre javët e pushimit gjatë verës i qetësuan të gjithë, por tani erdhi lajmi për problemin tjetër që mund të kushtëzojë edhe zgjedhjet në merkato të Juventusit në këtë javë të fundit të saj. Zonja e Vjetër, në fakt ishte në kërkim të një sulmuesi; pëlqehet shumë Zirkzee që për karakteristikat që ka mund t’i afrohet Yildiz, por mbetet e hapur ende edhe pista që të çon te Sorloth qendërsulmuesi tipik i kërkuar nga Spalletti
Top Channel