Vora surprizon Dinamon, “blutë” mendojnë tani vetëm për Pafosin
Barcelona e nisi sezonin e ri të La Liga-s me një fitore spektakolare 5-0 ndaj Elches, duke dhënë menjëherë një sinjal të fortë në mbrojtjen e titullit.
Raphinha ishte protagonisti kryesor. Braziliani fitoi dhe realizoi penalltinë në minutën e 14-të, ndërsa në fund të pjesës së parë Karim Adeyemi shënoi golin e tij të parë zyrtar me fanellën katalanase, duke e çuar Barcelonën në pushim me avantazhin 2-0.
Në pjesën e dytë, Raphinha kompletoi dopietën në minutën e 67-të, ndërsa Fermín López vulosi një mbrëmje perfekte me dy gola të tjerë në minutat 71 dhe 79. Kështu, Barça e Hansi Flick e mbylli ndeshjen me pesë gola dhe një paraqitje bindëse në transfertën e Martínez Valero.
Me Lewandowskin dhe Ferran Torres larguar gjatë verës, Raphinha po merr një rol edhe më qendror në sulmin e Barcelonës dhe e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme: dy gola dhe një asist.
Top Channel