‘Dora e Zotit’ në Botërorin 1986, topi i golit të famshëm të Maradonës shitet në ankand rreth 3 milionë euro
Shefi i ri i arbitrave në kampionatin italian Daniele Orsato i del në mbrojtje arbitrit Di Bello për rastin e golit të shënuar nga De Bruyne në ndeshjen mes Genoas dhe Napolit. Sipas burimeve nga Shoqata Italiane e Arbitrave, për Orsaton zgjedhja e Di Bellos për të quajtur të rregullt golin e shënuar nga mesfushori belg ishte në një linjë me instruksionet e reja të dhëna nga shefi i arbitrave.
Për më tepër, Orsato që ishte në tribunë në Marassi e kishte pohuar këtë qëndrim të tij edhe në momentin që doli nga stadiumi duke konfirmuar se kontakti mes belgut dhe Vazquez nuk është një gabim.
Përse nuk ishte faull ai i De Bruyne
Pavarësisht protestave të Genoas për goditjen e De Bruyne me parakrah në shpinën e Vazquez, për drejtuesit e AIA shtyrja nuk ishte e një intensiteti të lartë dhe ishte e tillë që e lejonte futbollistin që të qëndronte në këmbë.
Linja e re arbitrare
Kështu, në këtë pikë nuk parashikohet të ketë ndonjë sanksion për Di Bellon dhe arbitrin e sistemit VAR, Meraviglia(që nuk ndërhyri pasi kontakti De Bruyne-Vazquez u konsiderua një episod vendimi për të cilin merrej në fushë dhe nuk ishte një gabim shumë i qartë). Orsato për këtë sezon e ka ngritur stekën përsa iu përket kontrasteve dhe reduktoi në minimum ndërhyrjet e sistemit VAR duke i lënë arbitrit të fushës sovranitetin për të marrë vendimet në fushën e lojës.
Dosja e Genoas
Megjithatë Genoa nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pretendimet e saj. Në fakt klubi kuqeblu mësohet se po përgatit një dosje për t’ia dërguar Orsatos për të evidentuar precedentët negativë të Di Bellos në ndeshjet e Genoas duke përfshirë këtu rastet me Romën dhe Napolin të sezonit të kaluar.
Top Channel