Manchester City nuk e ka mbyllur merkaton, bën gati ofertën e fundit për Enzo Fernandez/ Chelsea kërkon shumën e majme

24/08/2026 17:05

Enzo Fernandez po shtyn për një transferim te Manchester City, sipas raportimeve të gazetarit italian Gianluca Di Marzio.

Mesfushori argjentinas dëshiron të largohet nga Chelsea dhe të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Enzo Maresca, i cili aktualisht drejton skuadrën e Manchester City.

Megjithatë, Chelsea nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë. Klubi londinez po qëndron i vendosur dhe kërkon një shifër të lartë për kartonin e mesfushorit.

Sipas raportimeve, “Blutë” kërkojnë rreth 140 milionë euro për të lejuar largimin e Fernandez.

Argjentinasi, kampion bote në vitin 2022, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Chelsea, por dëshira për të punuar sërish me Marescan mund të ndikojë në të ardhmen e tij.

Manchester City tashmë po monitoron situatën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi kampion i Anglisë do të jetë gati të plotësojë kërkesat financiare të Chelsea për një marrëveshje të mundshme.

Top Channel