Vora surprizon Dinamon, “blutë” mendojnë tani vetëm për Pafosin
Java e parë e Kategorisë Superiore u mbyll me shumë ekuilibër, teksa vetëm dy skuadra morën 3 pikët.
Pas ndeshjeve të para Egnatia është në krye pas fitores 3-0 ndaj Tiranës, ndërsa Vora renditet e dyta pas suksesit 1-0 ndaj Dinamos. Në tre ndeshjet e tjera pati barazime: Vllaznia-Skënderbeu 2-2, Laçi-AF Elbasani 1-1 dhe Partizani-Teuta 0-0.
Në total u shënuan 10 gola në 5 ndeshje. Egnatia pati sulmin më të mirë, ndërsa Tirana e mbylli javën me humbjen më të thellë.
Pas javës së parë, Egnatia dhe Vora kryesojnë me nga 3 pikë, ndërsa gjashtë skuadra kanë nga një pikë. Dinamo City dhe Tirana mbeten pa pikë.
Një start i fortë për Egnatian, surprizë nga Vora dhe një kampionat që premton shumë rivalitet që në javët e para.

Top Channel