Barcelona merr frymë lehtësisht, dëmtimi i Gavit nuk është shqetësues
Besiktas ngre zërin në futbollin turk. Klubi nga Stambolli, pjesë e të cilit janë trajneri Italiano dhe Dusan Vlahovic doli më një komunikatë për shtyp shumë të ashpër kundër arbitrit Adnan Deniz Kayatepe që gjykoi ndeshjen me Alanyaspor e fituar nga kjo e fundit 1-0.
Besiktasi u ankua zyrtarisht për gjykimin e episodeve të regjistruara gjatë gjithë 90 minutave nga arbitri i ndeshjes.
‘Deklaratë e klubit tonë. Gjykimi i ndeshjes ndaj Alanyaspor nga ana e arbitrave hyri në histori si një turp për arbitrimin turk-theksohet në komunikatën e Besiktas-Adnan Deniz Kayatepe, ‘djali i përzgjedhur’ i presidentit të Komitetit Arbitrar Qendror, vendimet skandaloze të të cilit në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë, janë ende të freskëta në memorke, shtoi një tjetër episod të turpshëm në gjykimet e tij skandaloze si për të thënë: ‘Ku e lamë?’. Një futbollist kundërshtar gjuajti me shuplakë Trossard në sytë e të gjithë botës. Arbitri Adnan Deniz Kayatepe nuk e pa situatën. Bülent Birincioğlu, në sallën VAR mbeti në heshtje. Oh, u çlirua nga mbulimi i kundërshtarit dhe shënoi. Adnan Deniz Kayatepe e anuloi golin tonë vetëm sepse futbollisti kundërshtar u rrëzua në tokë në mënyrë teatrale. Vlahovic u shemb në tokë me dhunë teksa kërkonte të hynte në zonë. Arbitri Kayatepe përsëri e injoroi atë çfarë ndodhi. Nuk i duam në ndeshjet tona arbitra të pabesë si Adnan Deniz Kayatepe dhe Bülent Birincioğlu. Nuk duam as avantazhe e as privilegje. Duam vetëm një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Do të vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë të drejtë deri sa ky sistem i padrejtë të ndryshojë’.
Pozisyonlar farklı, sezonlar farklı, isimler farklı, kararlar hep aynı! pic.twitter.com/0HsggxkWC2
— Beşiktaş JK (@Besiktas) August 23, 2026
Top Channel