Foto+Video/ Momenti epik i Haaland, kush është parukierja shqiptare që i preu flokët yllit të Manchester City-t
24/08/2026 15:20
Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, u bë pjesë e një momenti tepër viral në rrjetet sociale.
Përpara sfidës së parë të kampionatit me Bournemouth, sulmuesi norvegjez postoi një video ku shfaqet duke prerë flokët e tij ikonikë.
Më pas, Haaland shfaqet duke telefonuar Pep Guardiolën dhe Zlatan Ibrahimovic, me të dy ata që u surprizuan nga ky veprim i norvegjezit.
Gjithsesi, “artistja” e kësaj vepre ishte një parukiere shqiptare. Ajo është Juna Ademi, e cila gjithashtu ka postuar videon ku i pret flokët Haalandit.
Në postimin e saj, Ademi shkruan: “Një nga eksperiencat më të bukura. Faleminderit”, ndërsa gjithashtu ajo ndau dhe një foto nga momenti ku sërish falënderon sulmuesin norvegjez.
View this post on Instagram
Top Channel