Rayo Vallecano pa stadium, “shtëpia” e Ivan Balliut shpallet e rrezikshme vetëm 3 javë para startit të La Ligës
Gjithçka është gati për rikthimin e Roberto Mancinit në krye të Kombëtares italiane.
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò, e konfirmoi zhvillimin gjatë mbledhjes së Këshillit Federal, duke bërë të ditur se mungon vetëm nënshkrimi për ta zyrtarizuar marrëveshjen.
“Po bisedojmë me Roberto Mancinin si trajnerin e ri të Kombëtares. Tani presim vetëm firmën”, deklaroi Malagò para anëtarëve të Këshillit Federal.
Edhe pse emërimi nuk është mbyllur ende zyrtarisht, sipas drejtuesit të futbollit italian bëhet fjalë vetëm për një çështje kohe, me Mancinin që pritet të rikthehet në pankinën e “Azzurrëve”.
Ndërkohë, mediat italiane kanë zbuluar edhe përbërjen e stafit teknik që do të shoqërojë Mancinin në aventurën e tij të dytë me “Azzurrët”. Pjesë e ekipit do të jenë ish-mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, bashkëpunëtori i vjetër Antonio Gagliardi, ndërsa emri i ri pritet të jetë ish-sulmuesi Massimo Maccarone. Përgatitësi i portierëve do të jetë Marco Roccati.
Zhvillimet vijnë vetëm një ditë pas tronditjes në Federatën Italiane, ku Paolo Maldini dhe Leonardo dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre në Club Italia, pasi dështoi përfundimisht kandidatura e Andrea Pirlos për postin e trajnerit të Kombëtares.
Ndërkohë, në orët në vijim pritet edhe njoftimi për Claudio Ranierin, i cili konsiderohet favorit për të marrë postin e drejtorit teknik të përfaqësueses italiane.
Top Channel