E pabesueshme, por e vërtetë/ Chelsea fitoi nga Botërori i Klubeve më shumë se dyfishin e parave që mori Spanja për Kupën e Botës

27/07/2026 21:37

Një shifër që ka habitur botën e futbollit po qarkullon pas përfundimit të Botërorit të Klubeve: Chelsea ka arkëtuar më shumë para për triumfin në këtë kompeticion sesa Spanja për fitimin e Kupës së Botës.

Skuadra londineze, pasi u shpall kampione e Botërorit të Klubeve, përfitoi rreth 120 milionë dollarë, ndërsa kombëtarja e Spanjës mori rreth 50 milionë dollarë për triumfin në Kupën e Botës.

Diferenca e madhe është një tjetër tregues i fuqisë financiare që ka marrë futbolli i klubeve në vitet e fundit. FIFA dhe organizatorët kanë rritur ndjeshëm shpërblimet për kompeticionet ku marrin pjesë klubet më të mëdha të planetit, duke e bërë Botërorin e Klubeve një turne jashtëzakonisht fitimprurës.

Triumfi i Chelseat jo vetëm i solli klubit londinez një trofe prestigjioz, por edhe një shpërblim financiar rekord, që tejkalon atë që shumë kombëtare kanë përfituar nga sukseset më të mëdha në historinë e tyre.

Top Channel