Mbi 100 milionë euro dhe një kontratë 5-vjeçare, zbulohet operacioni i madh i Real Madridit
Robert Lewandwski humbi mundësinë për të fituar plot 200 milionë euro, pasi vendosi të priste një rinovim me Barcelonën që në fund nuk u realizua. Kështu ka deklaruar agjenti i sulmuesit polak, Pini Zahavi, duke zbuluar detaje nga negociatat e zhvilluara gjatë këtij viti.
Sipas Zahavit, në janar të vitit 2026, Lewandowski kishte në tavolinë një ofertë nga Arabia Saudite me vlerë 100 milionë euro në sezon, për një kontratë dyvjeçare.
“Në janar 2026, Robert kishte një ofertë dyvjeçare me vlerë 100 milionë euro për sezon. Ai nuk e pranoi sepse dëshironte të vazhdonte te Barcelona. I thashë se ajo ofertë nuk do ta priste deri në verë, por ai vendosi të priste klubin katalanas”, u shpreh Zahavi.
Agjenti zbuloi se Lewandowski preferonte një transferim në Arabinë Saudite, jo vetëm për aspektin financiar, por edhe për afërsinë me Poloninë dhe diferencën më të vogël kohore në krahasim me Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, Barcelona nuk i ofroi rinovimin që sulmuesi priste. Sipas Zahavit, presidenti Joan Laporta ishte i gatshëm ta mbante edhe një sezon në “Camp Nou”, por vendimi final i takonte drejtorit sportiv Deco dhe trajnerit Hansi Flick.
“Laporta e vlerëson shumë Robertin dhe donte që ai të qëndronte edhe një vit. Por ai nuk ndërhyn në vendimet sportive. Deco dhe Hansi Flick nuk mund t’i garantonin një vend titullari, dhe kjo ishte më e rëndësishme për Robertin sesa paratë”, tha Zahavi.
Pas largimit nga Barcelona, Lewandowski zgjodhi të transferohej te Chicago Fire në MLS. Sipas agjentit të tij, klubi amerikan bëri përpjekje të jashtëzakonshme për ta bindur të firmoste.
“Drejtuesit e Chicago Fire luftuan më shumë se kushdo tjetër për ta transferuar. Ata ishin të duruar, të vendosur dhe bënë gjithçka për ta bindur. I ofruan kontratën e dytë më të lartë në MLS, pas asaj të Lionel Messit”, deklaroi Zahavi.
Ai zbuloi gjithashtu se kishte zhvilluar bisedime edhe me drejtuesit e Milanit dhe Juventusit, por sipas tij, klubet italiane nuk kishin mundësi financiare për të realizuar transferimin e sulmuesit polak.
Top Channel