Një situatë e paprecedentë ka tronditur Rayo Vallecanon, vetëm pak javë para startit të sezonit të ri të La Ligës.

Klubi madrilen rrezikon të mbetet pa shtëpi, pasi stadiumi Vallecas është shpallur i papërshtatshëm për të pritur tifozët dhe kërkon ndërhyrje urgjente për rikonstruksion. Problemet strukturore të impiantit kanë bërë që autoritetet të konsiderojnë të pasigurt zhvillimin e ndeshjeve me publik, duke detyruar klubin dhe Federatën Spanjolle të kërkojnë një zgjidhje emergjente.

Rayo Vallecano duhet të gjejë një stadium alternativ për ndeshjet si pritës, por objektivi është që skuadra të qëndrojë sa më pranë Madridit, në mënyrë që tifozët të mos humbasin lidhjen me ekipin.

Mes alternativave mund të jenë disa stadiume të tjera në kryeqytetin spanjoll ose në zonën përreth, por situata mbetet e ndërlikuar pasi sezoni nis në më pak se tre javë. Një klub me një identitet të fortë lokal dhe një nga tifozëritë më karakteristike në Spanjë tashmë përballet me një sfidë të pazakontë: të luajë ndeshjet e shtëpisë… larg shtëpisë.

Top Channel