Zyrtare/ Manchester City rinovon me Gvardiolin deri në vitin 2031
28/07/2026 14:04
Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Joško Gvardiol.
Mbrojtësi kroat ka firmosur një marrëveshje të re afatgjatë, e cila do ta mbajë në “Etihad Stadium” deri në qershor të vitit 2031.
Kontrata e re parashikon edhe një rritje page për 24-vjeçarin, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të Pep Guardiolës. Drejtuesit e Cityt e shohin Gvardiolin si një futbollist të paprekshëm në merkato dhe nuk kanë ndërmend të dëgjojnë oferta për të.
Top Channel