“Shkon në Theth dhe flet vetëm me ata që përzgjedh”, Rama ankohet se po e sulmojnë me profile false: Pas tyre qëndrojnë sorrat e korbat

21/07/2026 23:00

Kryeministri Edi Rama është ankuar se qytetarët po e sulmojnë me profile false, kjo pas komenteve të tyre në rrjete sociale.

Qytetarët të cilët e kanë komentuar pas takimit me banorët e Thethit, i ka publikuar, duke pretenduar se janë profile false.

Në komente ata shkruajnë se “Po ju mashtron o të mjerë”, e për këtë Rama i ka publikuar, shoqëruar me disa akuza.

“Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai bulevard s’i kishte parë as kur nxirrte gjuhën mbi të Ndotësi i Madh i mexhelisit tonë…

Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë”, shkruan Rama krahas fotove.

Top Channel