“Shkon në Theth dhe flet vetëm me ata që përzgjedh”, Rama ankohet se po e sulmojnë me profile false: Pas tyre qëndrojnë sorrat e korbat
Prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka bërë të ditur se vijojnë punimet për hapjen e rrugëve pyjore në kuadër të masave për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit veror.
Përmes një postimi të shoqëruar me video në rrjetet sociale, Hajdari njoftoi se punimet po zhvillohen në territorin e njësisë administrative të Bërzhitës, ku janë angazhuar forcat xheniere të Emergjencave Civile të Ministrisë së Mbrojtjes, së bashku me agjenci të tjera.
Sipas tij, ekipet po kryejnë një punë intensive, pavarësisht temperaturave të larta, për të përmirësuar aksesin në zonat pyjore dhe për të rritur gatishmërinë në rast zjarresh.
Në postimin e tij, prefekti u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për parandalimin e zjarreve, me qëllim mbrojtjen e fondit pyjor, shëndetit dhe jetës së banorëve të Qarkut të Tiranës.
“Vazhdojmë hapjen e rrugëve pyjore në Qarkun e Tiranës…..! Sot, ndoqëm punimet në territorin e njësisë administrative të Bërzhitës, ku forcat xheniere të emergjencave civile të Ministrisë së Mbrojtjes dhe agjenci të tjera, po bëjnë një punë të shkëlqyer, megjithëse në temperatura shumë të larta.
Të gjithë bashkë të parandalojmë zjarret, të mbrojmë fondin pyjor, shëndetin dhe jetën e qyetarëve të Tiranës”, shkruan Hajdari.
Top Channel