Ann Widdecombe u godit 21 herë me çekiç, zbulohen detajet për vrasjen e ish-deputetes britanike, prokurorët: Po konsumonte drekë, më pas…
Daniele Compatangelo, korrespondenti prej vitesh i televizionit italian La7 në Uashington, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të papritur.
Sipas burimeve të cituara nga agjencia italiane e lajmeve Adnkronos, gazetari u gjet i pajetë në banesën e tij në Uashington dhe dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak në zemër.
Compatangelo u bë së fundmi pjesë e vëmendjes ndërkombëtare pas një interviste telefonike me presidentin amerikan Donald Trump për emisionin “L’Aria che Tira” në La7.
Gjatë telefonatës, Trump sulmoi kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke pretenduar se ajo i ishte lutur për të bërë një foto së bashku gjatë takimit të tyre në samitin e G7. Deklaratat e presidentit amerikan nxitën debat të gjerë politik dhe diplomatik në Itali.
I lindur në Savona dhe i rritur në Torino, Compatangelo jetoi për disa vite në Romë, përpara se të vendosej përfundimisht në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë karrierës së tij mbi 25-vjeçare, ai bashkëpunoi me disa prej mediave më të mëdha italiane dhe drejtoi gjithashtu zyra shtypi të profilit të lartë.
I apasionuar pas sportit, Compatangelo raportoi nga tetë edicione të Lojërave Olimpike, nga Sydney 2000 deri në Londër 2012.
Ai u dallua edhe në gazetarinë investigative. Dokumentari i tij i vitit 2011, “The Los Angeles Breakdown”, u vlerësua me një Çmim Nderi në edicionin e 53-të të Çmimeve të Gazetarisë së Kalifornisë Jugore, në Los Angeles.
Përgjatë viteve, raportimet e tij janë transmetuar nga RAI, Mediaset dhe transmetuesi publik zviceran në gjuhën italiane, RSI.
Për shkak të rolit të tij në Uashington, Compatangelo shërbeu edhe si president i Shoqatës së Korrespondentëve të Huaj të Shtëpisë së Bardhë (WHFCA), organizatë që përfaqëson gazetarët e huaj të akredituar pranë administratës amerikane.
Top Channel