Pas Kosovës dhe Maqedonisë, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, ja situata në vend Televizioni është platforma më e përdorur nga shqiptarët, i kryesuar nga Top Channel si media kryesore për informim.
Studimi i përvitshëm kombëtar i Institutit Ndërkombëtar Republikan në Shqipëri tregon se Top Channel vijon të jetë lider në dhënien e informacionit dhe besueshmërinë me audiencën.

Në raportin me 1200 anketues mbi 18 vjeç rezulton se media është një nga 5 institucionet më të besuara në vend me 61%, në listën e të cilës renditet dhe SPAK apo Policia dhe institucionet fetare.

Ndërsa partitë politike kanë përqindjen më të ulët. Mungesë besimi shumica e shqiptarëve shfaqin edhe ndaj Parlamentit.
Të pyetur gjatë periudhës prill-maj 2026 se cilat janë dobësitë e qeverisë aktuale, listojnë së pari emigrimin, më pas korrupsionin dhe kostot e jetesës.

Në pyetësor vlerësohet si arritje përparimi i negociatave me Bashkimin Europian.
Por vihet re një rritje e përqindjes në 51% nga 44% në 2024 e shqiptarëve që mendojnë se vendi po drejtohet gabim.

Çmimet e larta kryesisht të ushqimeve, krahasuar me të ardhurat apo pensionet, por dhe papunësia janë shqetësimet kryesore të përmendura, ndjekur nga vështirësia për të blerë një shtëpi apo për të jetuar me qira.
Top Channel